Një dokumentar i ri mbi jetën dhe karrierën e Michael Schumacher do publikohet këtë vit, ku përfshin dhe video private nga familja e legjendës së F1.

Schumacher, 52 vjeç, nuk është parë publikisht që nga aksidenti me ski në 2013, i cili e la atë në një gjendje kome.

Vetëm një numër i vogël i njerëzve janë lejuar ta vizitojnë atë gjatë tetë viteve të fundit, dhe mediat botërore respektojnë privatësinë e Schumacher dhe familjes së tij.

Sipas “PlanetF1”, një dokumentar me titullin “Schumacher” ka përfunduar dhe do të dalë në treg në 2021.

Besohet se familja e “Schumacher” ka bërë disa video private që do publikohen në dokumentar dhe do ketë intervista nga gruaja e tij Corinna, djali Mick, vajza Gina-Marie dhe babai i tij Rolf.

Për shkak të rregulloreve Covid-19, është e paqartë se kur dokumentari do të vihet në dispozicion të publikut.

Kineastët gjermanë, fitues të çmimeve Michael Wech dhe Hanns-Bruno Kammertons kanë filluar prodhimin e këtij dokumentari në Maj të vitit 2019.

Dokumentari fillimisht duhej të dilte në Dhjetor të vitit të kaluar por për shkak të pandemisë është pezulluar.

Benjamin Seikel, i cili ka punuar në prodhimin e filmit, tha: Ne jemi të kënaqur që kemi pasur bashkëpunimin e besueshëm të familjes dhe menaxherit të Michael Schumacher. Pa mbështetjen e tyre, ky film nuk do të ishte i mundur. /tvklan.al