Donatorët për regjistrimin e popullsisë – (16 Nëntor 1999)


Donatorët për regjistrimin e popullsisë – (16 Nëntor 1999)

11:51 16/11/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

2001 është caktuar si viti i regjistrimit të popullsisë shqiptare. 7 milion euro llogaritet zbatimi i këtij projekti nga donatorët. Ndaj dy vite përpara tij që i takon fazës përgatitore, janë mbledhur donatoret për të vendosur për financimin e regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë i cili nuk është bërë që nga viti 1989 ku rezultonte 3.1 milion persona.

Në këtë projekt marrin pjesë vendet e Europës dhe ekspertë të Komunitetit Europian që punojnë në Shqipëri. Qeveria Shqiptare ndihmon me 1.5 milion dollarë, këtë rregjistrim i cili identifikon përfundimisht vendodhjen e njërëzve, përmirëson gjendjen e sistemit të rregjistrave dhe të gjendjes civile, si dhe përpilon listën e zgjedhjeve parlamentare.

Ndryshimet e thella ekonomike, kolapsi i strukturës administrative, levizja në masë e popullsisë e bëjnë të domosdoshëm këtë numërim. INSTAT ka bërë aktet ligjore, pyetsorin me të dhëna individuale dhe familjare, ku ky numërim do ndihmojë edhe për kryerjen e aktiviteteve të tjera statistikore./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti



Të ngjashme