Sir
Kim Darroch dorëhiqet si ambasador i Britanisë së Madhe në Shtetet eBashkuara, pas skandalit që shkaktoi publikimi i memove konfidenciale të vitit2017, ku ai e konsideronte Donald Trump si të paaftë dhe jo të besueshëm. Nëletrën e dorëheqjes drejtuar departamentit të jashtëm në Londër, Darroch ikonsideron komentet ndaj këtij rasti si spekullime.“Që prej rrjedhjes së dokumenteve zyrtare nga kjo ambasadë, ka pasur spekulime të shumta lidhur me pozitën time dhe për pjesën e mbetur të mandatit tim si ambasador. Dua t’u jap fund këtyre spekulimeve me dorëheqje”.
Kryeministrja Theresa May shprehu vlerësimet më të larta për diplomatin britanik me një karrierë 42-vjeçare. May tha se “atij i kemi një borxh të madh mirënjohjeje”. I të njëjtit mendim edhe Sekretari i Jashtëm britanik, i cili e vlerësoi si diplomatin më të mirë që ka Britania e Madhe.
Hant, i cili kandidon edhe për Kryeministër nga radhët e konservatorëve përballë Boris Johnson, e konsideroi Presidentin amerikan Donald Trump “harbut” për deklaratat e tij ndaj ku e etiketon Sir Kim Darroch “një djalë shumë budalla”.
Tv Klan