Ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa ka treguar se si biri, artisti i mirënjohur, Ndriçim Xhepa zgjodhi rrugën e artit që kur ishte adoleshent.

E ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, Margarita Xhepa është shprehur se Ndriçim Xhepa e ka zgjedhur vetë karrierën artistike pasi ka pasur talent, teksa thotë se “ai është më i mirë se nëna e tij”.  

Mabel: Djali juaj, nga ju është bërë aktor?

Margarita Xhepa: Ne si prindër nuk na shkoi ndërmend ta bënim artist sepse e dimë që puna e artistit është me emocionin dhe nuk donim, por ai doli vetëm sepse atëherë gjimnazet e Tiranës bënin festival dhe ai mori rol aty në “Qemal Stafa” dhe mori dhe çmim, ka marrë dy çmime dhe ashtu shkoi dhe në Akademinë e Arteve, vetë shkoi dhe vetë fitoi dhe as nuk ndërhyra fare. Tek kjo puna jonë nuk ndërhyhet, nëse nuk ke talent. Ai fitoi vetë dhe është më i mirë se nëna e vet.

Mabel: Kush është aktori më i mirë nga ju, Ndriçimi apo Margarita?

Margarita Xhepa: Ndriçimi është më i mirë.

/tvklan.al