Vendimi pas video skandalit korruptiv ku përfshihen dy zyrtarë

Ministri malazez i Turizmit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm Pavle Raduloviç dha dorëheqjen nga posti i tij, pas publikimit në media të një video-skandali korruptiv ku u përfshinë dy inspektorë të dikasterit që ai drejtonte.

Rasti lidhet me këtë video të publikuar nga televizioni Vijesti, ku inspektorët janë xhiruar me kamera të fshehtë në një lokal duke biseduar me një biznesmen, të cilit i kërkojnë ryshfet. Në këmbim ata i premtojnë se do t’a lejojnë të vazhdojë punën për ndërtimin e një objekti, të cilit i kishte kaluar afati i lejes së ndërtimore. Në konferencën ku shpalli dorëheqjen, ministri pranoi dështimin në çrrënjosjen e këtij fenomeni mes vartësve të tij.

Pavle Raduloviç, Ministër i Turizmit: Askush nuk më ka sugjeruar të dorëhiqem, ky është pasqyrimi i mendimeve të mia personale për këtë çështje, etika duhet të ekzistojë në punë dhe në administratën shtetërore.

Gjithsesi Raduloviç shpjegoi se procedurat disiplinore kishin nisur të ndërmerreshin ndaj dy inspektorëve që para publikimit të videos. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar shihet si prioritet në Mal të Zi teksa vendi negocion për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.  

Tv Klan