Me fitoren 4-2 kundër Atletiko Madrid në stadiumin “Iduna Park”, Borusia Dortmund mbetet e pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit në shtëpi në Ligën e Kampionëve. Verdhezinjtë kanë 6 fitore dhe 4 barazime. Kjo është hera e tretë që “Los Kolçoneros” eliminohen në çerekfinale në tri paraqitjet e tyre të fundit në këtë raund 2020, 2022 dhe 2024.

Në 4 minuta, verdhezinjtë kaluan dy herë në avantazh me Brandt dhe Maatsen. Në pjesën e dytë, rezultati barazohet pas autogolit të Humels dhe rrjetës së Koreas. Fylkrug dhe Sabitzer vulosin fitoren. Borusia kualifikohet me rezultatin e përgjithshëm 5-4. Trajneri i verdhezinje Edin Terziç tregoi emocionet e kualifikimit.

“Ishte një mbrëmje fantastike për të gjithë! Për të gjithë ata që na simpatizojnë ne dhe verdhezinjtë. Mendoj se kjo është hera e katërt në historinë e Dortmundit që kemi arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Kjo tregon se sa e veçantë është, por do të kishte qenë e pamundur nëse nuk do të kishim besuar të gjithë te kjo”.

Ndërsa trajneri i Atletikos, Diego Simeone tregoi zhgënjimin për rastet e humbura.

“Golat flasin vetë, kishte shumë, kishte 4 nga një ekip, e dy nga tjetri! Ne nuk mundëm të shënonim ato gola që po t’i kishim realizuar, do të kishim fituar 6-4. Mendoj se përpjekja që djemtë bënë ishte mjaft e mirë”.

Në këtë sezon të Ligës së Kampioneve, Atletiko Madrid ka pasur tre autogola në favor. Dortmund do të ndeshet me PSG në gjysmëfinalet e kompeticionit.

Klan News