“Dua që të ketë partner dhe ta sjellë në shtëpi”, Alban Ramosaj flet për jetën private të së ëmës




“Dua që të ketë partner dhe ta sjellë në shtëpi”, Alban Ramosaj flet për jetën private të së ëmës

15:01 20/06/2021

Në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare ka qenë i ftuar Alban Ramosaj dhe nëna e tij Antigona Ramosaj ku kanë folur dhe më gjatë për jetën e tyre private. I pyetur nga moderatori Ardit Gjebrea, nëse Albani do ishte dakort që Antigona të sillte në shtëpi partnerin e saj, këngëtari shprehet se është shumë mendje hapur dhe do i pëlqente shumë nëse e ëma do kishte një partner dhe të shikonte jetën e saj.

Ardit Gjebrea: Nëse mami do vinte me një partner në shtëpi, çfarë do bëje?

Alban Ramosaj: Kam shumë kohë që i them të dalë…

Antigona Ramosaj: Ta sjellësh (qesh).

Alban Ramosaj: Tani nuk e di ose unë jam shumë mendje hapur ose është problemi diku tjetër, por dua të them që lumturitë, dashuria, gëzimet duhet të ndahen që të ndjehen akoma më shumë. Sigurisht që jeton me ne, me familjen, fëmijët, por unë për vete kam shumë qejf që të ketë dikë, si mendon?

Antigona Ramosa: Tani që e the publikisht, po e mendoj dhe unë njëherë (qesh).

Alban Ramosaj: Ti e di më mirë për veten tënde si dhe kur është koha që mund të mendosh të takosh dikë ose gjëra të tilla.

Antigona Ramosaj: Faleminderit, por nuk jam e interesuar (qesh). /tvklan.al





Të ngjashme