Durrës, banorët kërkojnë ekspertizë për pallatin


Durrës, banorët kërkojnë ekspertizë për pallatin

18:00 10/08/2020

32 familje protestojnë prej 9 muajsh

Pallati i këtyre banorëve në lagjen numër 5 të Durrësit u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 Nëntorit. Prej gati 9 muajsh, ata protestojnë që objektit t’i bëhet një ekspertizë e thelluar.

Banorët shprehen se dëmtimet në pallatin e tyre sa vine dhe thellohen, po edhe pse godina është klasifikuar si i pabanueshëm nuk është marrë asnjë vendim për fatin e saj.

32 familjet që banonin në këtë pallat po trajtohen me bonusin e qirasë. Sipas tyre edhe në këtë proces po hasin pengesa pasi shpërndarja nuk po bëhet në mënyrë të rregullt.

Në Durrës janë me dhjetëra pallate të klasifikuar të pabanueshëm që pritet të shemben apo t’i nënshtrohet rikonstruksionit të thellë.

Tv Klan




Të ngjashme