Pas ftesës që Albin Kurti i bëri koalicionit LDK-AKR-Alternativa për bashkim të mandateve, dy deputetë, Haxhi Shala i Nismës për Kosovën dhe Anton Berisha, nga AAK-ja, kërcënuan se do të dalin nga koalicioni nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

Dy deputetet madje thonë se koalicioni paszgjedhor me i arsyeshëm do të ishte ai mes “Vetëvendosjes” dhe AAK-së.

Një ditë më parë, themeluesi i Vetëvendosjes Albin Kurti u shpreh i gatshëm të formoje qeverinë e re të Kosovës, sëbashku me LDK- AKR-Alternativa të cilët u renditen të tretet në zgjedhje.

Albin Kurti është kandidati i propozuar për Kryeministër nga Vetëvendosja.

Sipas rezultateve të deritanishme, mandatetet e deputeteve te kuvendit të Kosovës ndahen kështu: Koalicioni parazgjedhor PDK-AAK-Nisma pritet të marre 39 mandate, bazuar në 34% të votave të përgjithshme.

Me mbi 27% të votave, Vetëvendosja pritet të konfirmoje 31 mandate në parlamentin e ardhshëm me 120 deputetë.

Ndërsa LDK-AKR-Alternativa, të renditur të tretët me 25,7 % të votave, do të zënë 30 vende ne Kuvendin e Kosovës.

/Tv Klan