Përplasja e këtyre 2 helikopterëve të ushtrisë së Malajzisë çoi në vdekjen e 10 pjesëtarëve të stafit të forcave ajrore të këtij vendi.

Tragjedia ndodhi paraditen e kësaj të marte gjatë një parade ushtarake pranë qytetit bregdetar të Lumutit, 200 kilometra në veriperëndim të Kuala Lumpurit.

Njëri nga helikopterët e formacionit prej 7 të tillësh preku fillimisht helikën e bishtit të një tjetër helikopteri ushtarak që kishte para dhe të 2 u rrëzuan pasi humbën kontrollin.

Zyrtarët malajzjanë thanë se është ende e paqartë pse ndodhi kjo përplasje, ndërsa kanë nisur menjëherë hetimet. Parada zhvillohej me rastin e 90-vjetorit të themelimit të marinës ushtarake malajziane.

Tv Klan