Një kamarier, në një nga lokalet në zonën e parlamentit ka vënë kundragaz për t’u mbrojtur nga gazi lotsjellës gjatë protestës së të shtunës, organizuar nga opozita.

Në Portin e Durrësit ka radhë të gjata të kontenierëve, që presin të kalojnë në skaner.

Spitali infektiv i Lushnjes është katandisur në pikën që duket se po të shkosh për kurim, mund të dalësh me një infeksion të ri.

Një qytetar vjedh paratë sy më sy, ndërsa po i numëronin dy persona të tjerë.

Këto janë disa nga episodet që u shfaqën dhe u komentuan në emisionin e sotëm “Stop”, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

/tvklan.al