Dy lagje të tjera në Tiranë do kenë një furnizim më të mirë me ujë. Bashkia e Tiranës dhe UKT janë duke përfunduar dy investime të tjera në shtrirjen e rrjetit të ri për furnizimin e qytetarëve në Njësinë 10 dhe 2 në kryeqytet.

Kështu, UKT po vazhdon punën për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit pranë Kishës Ortodokse në rrugën e Kavajës, çka pritet të sjellë më shumë ujë cilësor në shtëpitë e banorëve të kësaj lagje.

Ndërkohë që pasi i dha zgjidhje problemit të kanalizimeve me ndërtimin e një kolektori të ri në rrugën “Xhavit Shyqyri Demneri” në Njësinë 2, UKT po kryen një tjetër investim, kësaj here me shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit.

Ky investim do të përmirësojë shërbimin e furnizimit me ujë për afro 1 mijë banorë, pasi linja tërësisht e re po ndërtohet me materiale cilësore./tvklan.al