Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare u zbulua historia e Driolës dhe Florianit të cilët kanë pasur një histori dashurie para disa vitesh. Pas ndarjes nga Floriani, në jetën e Driolës ka qenë edhe një person tjetër. Ajo ka telefonuar Florianin një ditë Dhjetori dhe ai shkon e qëndron 2 ditë me të dhe fle.

Pas një muaji, Driola i thotë se ka ngelur shtatzënë dhe pas 6 muajsh, i thotë se e ka gënjyer sepse fëmija është i dikujt tjetër. Pavarësisht se ai i ka vënë atësinë djalit që lindi, ai është i sigurt që nuk është fëmija e tij. Pranoi t’i jepte atësinë sepse i vinte keq. Driola tregon se gjatë kohës që kanë qenë të lidhur, Floriani ka qenë shumë xheloz, madhe dhe e ka dhunuar. Ajo shprehet se nuk ka patur fat në dashuri sepse partneri i saj i parë e ka tradhtuar, e ka kapur së bashku në krevat me një femër tjetër.

Eni Çobani: Sa vjeç është djali?

Driola: 8 vjeç.

Eni Çobani: Po çfarë keni bërë 8 vjet?

Driola: U ndava sepse ky më mbyste me jastëk, më rrihte, më torturonte. Vinte më mbyste në sy të djalit të madh me jastëk në gojë. Ishte xheloz në kulmit, ky nuk mbahej.

Floriani: Do ia bëjmë ADN-në fëmijës.

Driola: Bëje unë nuk kam Lekë, jam pa punë.

Driola tregon se ka dhe një djalë më të madh me burrin e parë dhe u nda me të sepse e gjeti në krevat duke e tradhtuar me një tjetër, ishte në muajin e pestë të shtatzënisë.

Driola: Më dha 10 mijë Lekë dhe më tha shko bli ushqime në dyqan. Ishte dëborë, shi, stuhi, kur vij unë zgërdhiheshin në dhomë, unë isha e rëndë me çanta në dorë. I bija derës, nuk ma hapnin, ishe ftohtë, isha me shapka. Unë i thoja hape derën, ata qeshnin më shumë, bënin mysybet, e mua më linin jashtë tek dera. Unë e kam shtyrë dorën me shkelmë, e kam hyrë brenda në dhomë, dera ka rënë mbi krevatin dopio. I zuri dera poshtë, por nuk i vrava. E marr zonjën dhe e rrah, ndërkohë që isha me fëmijën në bark. /tvklan.al