Nuk është hera e parë që kompania Samsung është në telashe. Në vitin 2016, Samsung u përball me disa akuza nga klientët e saj se smartphonët Galaxy Note 7 mbinxeheshin dhe shpërthenin në flakë. Kjo i kushtoi Samsung miliona Dollarë.

Tani, tre vjet pas, Samsung është përsëri në telashe, pasi një klient ka pohuar se Galaxy S10 i ka shpërthyer në flakë. Klienti, i njohur vetëm si Lee, ka postuar fotografi të smartfonit të tij të djegur dhe pretendon se ka shpërthyer ‘pa arsye’.

Duke folur për AFP, Lee tha:

“Telefoni im ishte në tavolinë kur ai filloi nxirrte tym dhe shumë shpejt mori flakë. M’u desh ta lë atë në tokë, pasi nuk e prekja dot se ishte shumë i nxehtë. Gjithçka brenda telefonit është djegur”

.

Megjithatë, ndërsa Lee thotë se telefoni shpërtheu pa arsye, Samsung nuk mendon të njëjtën gjë.

Duke folur për AFP, Samsung tha se dëmi ishte ndoshta rezultat i ‘ndikimit të jashtëm’ dhe jo një çështje e brendshme. Si rezultat, Samsung ka refuzuar të dëmshpërblejë Lee për telefonin e tij, ose t’i dërgojë një zëvendësim. Ky është incidenti i parë i një smartphone Galaxy S10.

/tvklan.al