Një vajzë 23-vjeçare nga Korça rrëfeu në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, vështirësitë dhe dhimbjen që ka kaluar si pasojë e sëmundjes, që iu desh të luftonte për 5 vite me radhë.

Kur ishte 17 vjeç, u diagnostikua me leuçemi acute dhe iu nënshtrua kimioterapive, të cilat e ndryshuan atë tërësisht. Ajo shprehet se familja e saj nuk po e njihte më dhe kjo gjë i shkaktonte mjaft dhimbje.

Nëna e saj i qëndroi gjithmonë pranë dhe më në fund, Anna arriti ta fitonte betejën me sëmundjen. Sot ajo gëzon shëndet të plotë dhe falenderon Zotin për këtë fakt.

Anna: Në kimioterapinë e 8 më vjen motra ime Megi, që është pas meje, jemi shumë të lidhura me njëra tjetrën. Vjen ajo së bashku nga Shqipëria me gjyshin tim të më takonin, se kishim shumë kohë pa u parë. Vjen në spital dhe i thotë mamit, ku është Anna ma nxirr Annën. Vjen motra i dal përpara dhe nuk më njeh, i thotë mamit: Ku është Anna? I tha mami ja ku është. Po unë kisha ndryshuar komplet, isha pa flokë, isha dobësuar shumë, kisha ca tuba nëpër qafë se damarët më ishin djegur dhe në damari kryesor më vinin tuba, që më vinin ilaçe. Ajo u çudit dhe ngeli, m’u këput shpirti se isha shumë ndryshe dhe isha kthyer në një njeri tjetër, nuk e njihja veten kur e shikoja në pasqyrë. Edhe kur vajta në shtëpi pastaj, gjyshi hyn brenda, unë isha ulur në divan dhe thotë kush është ky djalë që është ulur këtu. Thashë unë o gjyshi po jam unë. (Qan). Edhe më thotë mua, a ti qenke dhe vjen më puth në kokë. Të gjithë pastaj më vinin dhe më puthinin në kokë, ngaqë s’kisha flokë. Po më shkonin dhe ashtu isha shumë e bukur dhe pa flokë. Pastaj më blenë paruke, vija paruke, gjithë kohën merresha me flokët.

Ardit Gjebrea: Sa kohë zgjati gjithë kjo histori?

Anna: 5 vjet!

Ardit Gjebrea: Pra 5 vite mami yt, ditë-natë aty me ty?

Anna: Po

Ardit Gjebrea: Dhe nuk u dorëzua asnjëherë?

Anna: Asnjëherë!

Ardit Gjebrea: Ti ke thirrur mamin sot këtu? Pse?

Anna: Sepse mami pasi unë u stabilizova, pas transplantit, pas gjithë atyre që kaluam, mami kaloi në depresion.

Ardit Gjebrea: Pra ti sot nuk ke asnjë problem më?

Anna: Jo nuk kam!

Ardit Gjebrea: Je shkëlqyeshëm?

Anna: Po!

Ardit Gjebrea: Faleminderit Zotit!/tvklan.al