Titujt kryesorë 14 Shtator 2010, ora 19:30

Vizat, raporti i KE: Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kriteret

Raporti i Komisionit Europian për procesin e liberalizimit të vizave thekson se Shqipëria i ka përmbushur në mënyrë shume pozitive të gjitha kriteret e udhërrëfyesit për lëvizjen e lirë.

Fletët e votimit, Ristani: Procedurat për djegien, brenda 1 Tetorit

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani deklaron se procedurat për djegien e fletëve të votimit të zgjedhjeve të shkuara do të nisin brenda 1 Tetorit, në respektim të Kodit Zgjedhor.

Edhe Tartari si Selmanllari: Miku i Ramës më kërkoi 20%

Ashtu si ortaku i tij, Rahman Selmanllari, edhe biznesmeni Arjan Tartari ka deklaruar në prokurori se një mik i Edi Ramës i ka kërkuar 20 përqind të aksioneve të firmës së tij për të marrë leje ndërtimi për kompleksin pranë Liqenit Artificial.

Rrëfehet Prifti: Ja pse ika nga Ministria e Ekonomisë

Ish–Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti ka shpjeguar sot arsyet e largimit të tij nga detyra që mbante prej formimit të qeverisë së dalë nga zgjedhjet e 28 Qershorit. Presidenti dekreton ndryshimet në ekzekutiv.

Rikthehet Champions League, 8 supersfida në Klan e Supersport

Champions League rikthehet sot me 8 supersfida në Tv Klan dhe në paketën Supersport. Interi udhëton në Angli, ndërsa Barcelona pret në shtëpi grekët e Panathinaikos.

“Maratona 2010”  ul siparin në qytetin 2 400 –vjecar

“Maratona e Këngës Popullore e Qytetare” ka mbyllur mbrëmë siparin e turit të këtij viti në qytetin e Beratit. Në këtë sezon ajo udhëtoi në 12 qytete kryesore të Shqipërisë dhe 2 qytete të Maqedonisë.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 14 Shtator 2010, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço