Në Kalabri u rikthye sërish për të mbajtur premtimin që tha se u kishte dhënë kryetarëve të disa komunave arbëreshe. Turin e vizitave e nisi nga Civita, një qytet në provincën e Kozencës, i ndërtuar nga një çift arbëreshësh më shumë se 500 vjet më parë, ku u prit nga kryetari i Bashkisë. Pas mirëseardhjes së famulltarit të kishës, kreu i shtetit se fshehu kënaqësinë për rikthimin në Kalabri, duke vlerësuar mikpritjen e arbëreshëve të kësaj zone.Pas Civitas, takimet me arbëreshët i vijoi edhe në Komunat e Acquaformosës dhe Lungros.

“Unë jam këtu për të ofruar mbështetjen time si President i Republikës së Shqipërisë, për të bërë detyrën time kushtetuese, për të mbrojtur e për t’ju gjendur të gjithë shqiptarëve kudo ata janë, jetojnë e punojnë. Është kënaqësi e madhe që gjej një mirëkuptim të jashtëzakonshëm nga presidenti i rajonit të Kalabrisë, nga Presidenti i Italisë, Matarella, dhe të gjithë zyrtarët e tjerë italianë, të cilët shprehin mirënjohjen e jashtëzakonshme për vlerat e shtuara të komunitetit arbëresh dhe shqiptar, të cilët kanë ndërtuar jetën dhe janë integruar shumë mirë në shoqërinë italiane”, tha Begaj.

Ndërsa gjatë takimit me arbëreshët e Ungrias, Presidenti Begaj bëri thirrje për bashkim, sipas porosisë së Gjergj Kastriotit. Kreu i Shtetit premtoi vijimin e angazhimit të përbashkët për ruajtur dhe promovuar atë çfarë është përcjellë deri tani nga arbëreshët, gjuhën në veçanti.

Tv Klan