Titujt kryesorë 24 Shtator 2010, ora 19:30

Meta: Dritan Prifti, vegla e Ramës për puç qeveritar

Ilir Meta zbulon tentativat e Edi Ramës për puç qeveritar. Ai deklaroi se përmes Dritan Priftit, Rama i ka ofruar atij postin e kryeministrit, ndërsa Prifti do të rikthehej në drejtimin e Ministrisë së Ekonomisë.

Zgjedhjet, Steinberg: Vlerësoj ofertën e mazhorancës për PS

Washingtoni vlerëson ofertën që mazhoranca i ka bërë opozitës për reformën zgjedhore. Zëvendës Sekretari i Shtetit, James Steinberg e ka përshëndetur këtë propozim gjatë një takimi me kryeministrin Berisha.

Berisha, kasat: Pasaporta biznesit drejt BE. Rimbursohen taksat

Kryeministri Berisha thotë se kasat fiskale janë pasaporta e biznesit për në BE. Sipas tij, kasat do të mundësojnë rimbursimin e taksave për biznesin dhe se kostoja e blerjes së tyre do të zbritet në nivelin e taksave.

Masakra e Tivarit, komisioni: Shteti shqiptar, bashkëpunetor

Komisioni i posaçëm parlamentar që u ngrit për të zbardhur masakrën e Tivarit, ka ofruar fakte të reja se në atë kohë shteti shqiptar ka patur dijeni dhe ka qenë bashkëpunëtor në këtë masakër.

Ahmadinexhad: 11 Shtatorin e bene vete amerikanet

Presidenti iranian ka akuzuar amerikanët se 11 Shtatorin e bënë vetë për të jusfifikuar krizën financiare dhe luftën në Afganistan e Irak. Deklarata e tij u pasua me braktisjen e punimeve të Asamblesë së OKB–së nga 33 delegacione.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 24 Shtator 2010, ora 19:30 – Spikere: Fjoralba Mishaxhi