#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 6 Maj 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Gjendet trupi i fëmijës së dytë, kërkimet për nënën dhe 3-vjeçarin shtrihen deri në Mal të Zi

Forcat polumbare gjejne trupin e pajetë të fëmijës së dytë të familjes Arrazi, ndërsa kërkimet për nënën dhe fëmijën e tretë shtrihen deri ne Mal te Zi. Prokuroria thotë se shkak për këtë akt është bërë dhuna psikologjike dhe tradhtia bashkëshortore e burrit të 39-vjeçares

69-vjeçari që dyshohet se vrau fqinjët e moshuar mohon akuzat. Do të dalë të martën para gjykatës

I ka mohuar të gjitha akuzat 69-vjeçari i arrestuar për vrasjen e çiftit të të moshuarve në Dropull. Para hetuesve ai ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen. Në krahun tjetër prokuroria thotë se ka prova. Të martën ai do të dalë para gjykatës.

Rriten rastet e të miturve në konflikt me ligjin. Në 2023, 8.53% më shumë procedime penale se 2022

Viti 2023 shënoi një rritje me 8.53% më shumë të të miturve që bien në konflikt me ligjin. Sipas ekspertëve ajo që përfshihet më së shumti në vepra penale është grupmosha nga 9 deri 14 vjeç që akuzohen për vjedhje ose shpërndarje droge.

Mbi 80% e hoteleve të Tiranës, të prenotuara në fundjavë. Tur-operatorët: Gjithçka e rezervuar deri në shtator

Edhe pse jemi në fillim të Majit, mbi 80% e hoteleve të Tiranës janë të prenotuara gjatë fundjavës nga turistë të huaj. Drejtues të shoqatës së hoteleri-turizmit thonë se shumica e strukturave akomoduese janë të rezervuara deri në shtator.

Ahmeti: Ndërhyrja e Kurtit në zgjedhje, jo e mirëpritur. Nuk kam mbajtur anë në Kosovë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti thotë se ndërhyrja e Albin Kurti në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut nuk është e mirëpritur. Ai nënvizon megjithëse ka qenë luftëtar i UÇK-së nuk ka mbajtur asnjëherë anë në zhvillimet politike në Kosovë.

Rusia do nisë stërvitje bërthamore në kufi me Ukrainën.  Vendimi pas deklaratave të Macron

Rusia do të nisë stërvitjet me armë bërthamore në kufirin me Ukrainën. Vendimi vjen pas deklaratave të presidentit francez Emanuel Makron për dërgimin e trupave perëndimore në ndihmë të Kievit. BE i bën thirrje Moskës të tërhiqet.

Specialistët britanikë: Italia nuk do ta ketë të lehtë me Shqipërinë në ndeshjen e Euro 2024

Specialistët britanikë e konsiderojnë Shqipërinë një kundërshtar aspak të lehtë për Italinë në ndeshjen e parë të grupit për Europianin. Sipas tyre, kuqezinjtë kanë një skuadër me lojtarë që luajnë në kampionate të rëndësishme.   

/tvklan.al