Titujt kryesorë 27 Prill 2009, ora 19 30

Karamanlis në Tiranë: Pro liberalizimit të vizave

Kryeministri grek, Kostas Karamanlis, deklaroi sot në Tiranë se vendi i tij është pro liberalizimit të vizave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian dhe pro aspiratës integruese të vendit tonë.

Busek: Vizat po përpiqemi t’i heqim në Korrik

Presidenca çeke po këmbengul që vizat me vende e Ballkanit të hiqen brenda mandatit të saj, para 1 korrikut. Deklarata është e këshilltarit për zgjerimin në presidencën çeke, Erhard Busek.

The Guardian: Shqipëria, destinacioni turistik i 2009

Gazeta prestigjioze britanike, “The Guardian e cilëson Shqipërinë si destinacionin turistik të këtij viti. Ajo u sugjeron turistëve ta viziojnë vendin tonë, ndërsa biznesit të huaj të investojë.

Gripi i derrave mbërrin në Europë, masa edhe në Shqipëri

Gripi i derrave ka mberritur në Europë, me 2 raste të konfirmuara në Itali e Spanjë. Alarmi global vë në lëvizje edhe autoritetet shqiptare e ato maqedonase. Por sipas tyre, nuk ka vend për panik.

PS, dy qëndrime të kundërta për aplikimin në BE

Partia Socialiste shfaqet me dy qëndrime të kundërta për aplikimin në BE. Kryetarja e grupit Leskaj tha se ka kërkuar prej kohësh aplikim për në BE, por pak javë më parë zonja Arta Dade, deklaroi se aplikimi gjatë presidences çeke rrezikon ta lërë kërkesën e Shqipërisë të harruar në sirtarët e Brukselit.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 27 Prill 2009, ora 19 30– Spiker: Sonila Meço