Titujt kryesorë 7 Prill 2010, ora 19:30

Peqin, Kryebashkiaku rreth trajnerin e Besës, tifozët thyejnë kamerën e Klan

Kryetari i bashkisë së Peqinit, Ilir Rushi në gjendje të dehur ka rrahur trajnerin e Besës Shpëtim Duron. Ndërsa tifozët e Shkumbinit thyejn një kamera të Tv Klan.

Pack: PS parti kalamajsh. Po dëmton imazhin e vendit

Eurodeputetja Doris Pack, në një intervistë për Tv Klan thotë se, sjellja e Edi Ramës është sjellje kalamajsh dhe se me pa pjekurinë politike ai po dëmton imazhin e vendit. Për vizat Pack thotë se Shqipëria i përmbush të gjitha kushtet.

Ekspertët: Votimi elektronik, siguron transparencën e zgjedhjeve

Studiuesit e vlerësojnë se votimi elektronik është më shumë transparent dhe i thjeshtë për qytetarët; shmang politizimin e komisionerëve si dhe krijon lehtësira të tjera, sikurse edhe gjitha sistemet e aplikimeve on line.

Ministria Kulturës: Bashkia s’ka leje për punimet në shesh

Ministria e Kulturës paraqiti sot dokumentacionin që vërteton se bashkia e Tiranës nuk është pajisur me lejen që jep Këshilli Kombetar i restaurimit për nisjen e punimeve në sheshin “Skënderbej”. Ndërkohë, ish nënkryetari i bashkisë, Blendi Gonxhe, thotë se Bashkia duhej të zgjidhte më parë çështjen e trafikut.

Bonot, për herë të parë në tregun financiar ndërkombëtar

Për herë të parë në histori Shqipëria do të dal me bonot e saj të thesarit, në tregun ndërkombëtar financiar. Kryeministri Berisha e cilësoi këtë si dëshmi të zhvillimit ekonomik të vendit.

Pronat, babi tenton të sakrifikojë veten dhe fëmijët

Një burrë nga Durrësi  kreu sot një akt të pazakontë duke tentuar të hidhej nga kati i gjashtë i një pallati, sëbashku me tre fëmijët e tij, në përpjekje për të sensibilizuar organet kompetente për një problem të pazgjidhur pronash.

Champions, sonte dy gjysëmfinalistet e tjera në Klan e Supersport

Ndeshja e parë gjysmëfinale e Champions League do të jetë Inter – Barcelona, ndërsa dyshja tjetër do të dalë sonte pas përballjeve Manchester United – Bayern Munchen dhe dyshes franceze Bordo dhe Lion. Edhe takimet e sotme do të transmetohen në Tv Klan dhe Supersport.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 7 Prill 2010, ora 19:30 – Spiker: Sonila Meço