“Eja në Vlorë”, hapet sezoni turistik



“Eja në Vlorë”, hapet sezoni turistik

12:06 16/05/2021

Bashkia fton pushuesit. Festimet e para mbahen në qendrën historike të qytetit

Eja në Vlorë është slogani i përzgjedhur për të ftuar pushuesit që të zgjedhin qytetin gjatë sezonit të ri turistik. Ndryshe nga vitet e shkuara, për çeljen e sezonit të ri është zgjedhur qendra historike e qytetit.

Kjo për të treguar se Vlora ka resurse te jashtëzakonshme jo vetëm bregdetare por edhe të kulturës. Aktiviteti i zhvilluar në zonën historike i ka paraprirë një sërë aktivitetesh të tjera të parashikuara përgjatë sezonit veror.

Kryetari i bashkisë së Vlorës Dritan Leli shprehet se ky sezon pritet të jetë ndryshe nga viti i shkuar, ku kujdes të veçantë do ketë zbatimi i masave anti-covid.

Aktiviteti në çeljen zyrtare të sezonit turistik vijoi me festë nën ritmin e muzikës nga emrat e njohur të muzikës shqiptare, ndërsa nuk munguan fishekzjarrët shumëngjyrëshe si një ftesë drejtuar të gjithëve “Eja në Vlorë”.

Klan News







Të ngjashme