Eksperti suedez: Personat e shëruar nga virusi kanë imunitet për gjashtë muaj


Eksperti suedez: Personat e shëruar nga virusi kanë imunitet për gjashtë muaj

15:22 23/07/2020

Sipas ekspertit suedez Anders Tegnell, personat e shëruar nga virusi kanë imunitet për gjashtë muaj, pavarësisht nëse kanë ose jo antitrupa në sistemin e tyre imunitar.

Ata që janë rikuperuar duhet të respektojnë distancën sociale kur kalojnë kohë me njerëz që janë në grupe me rrezikshmëri të lartë.

Epidemiologu tha se ende në vendin e tyre nuk ka pasur ndonjë rast të personave që sëmuren dy herë nga Covid-19.

“Vlerësimi ynë është që nëse infektoheni nga Covid-19 jeni imun, edhe nëse nuk zhvilloni antitrupa”.

Raportet tregojnë për rëndësinë e qelizave T në trup, që luajnë një rol jetësor në sigurimin e imunitetit dhe luftimin e sëmundjes.

Deri më tani Suedia ka raportuar mbi 5.600 vdekje për shkak të koronavirusit dhe mbi 78.500 raste.

Suedia reagoi ndryshe në fillimin e pandemisë dhe vendosi të mos kalojë në një bllokim të plotë. Shumë biznese vazhduan tregtinë dhe shkollat gjithashtu  mbetën të hapura.

Ekspertët në Suedi kanë qenë të sigurt për strategjinë e tyre dhe përhapja e virusit është ngadalësuar në vend që nga muaji Prill./tvklan.al




Të ngjashme