Autoritet holandeze konfirmojnë mbërritjen e kërkesës së palës shqiptare për ekstradimin e Arben Frrokut.

Kërkesa është dorëzuar në datën 10 Maj nga Ambasada Shqiptare në Hagë. Mësohet se janë rreth 120 faqe dokumentacion dhe shumica janë prova dhe fakte të mbledhura nga Prokuroria Shqiptare, që faktojnë vrasjen e Komisar Dritan Lamaj nga Arben Frroku.

Ditën e martë, një gjykatë në Amsterdam vendosi të lërë në burg për 40 ditë Frrokun, në pritje të dokumentacionit nga drejtësia shqiptare.

Brenda kësaj periudhe, 49 – vjeçari duhet të ekstradohet drejt vendit tonë, ku do të vuajë dënimin me burgim të përjetshëm, marrë nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda.

Arben Frroku u ndalua në 6 Mars, pasi lëvizte me një pasaportë false, me identitetin e Renato Tsepa.

Ai u mbajt për 52 ditë në një zyrën e pritjes së emigrantëve të paligjshëm.

Ishte ish – Kryeministri Sali Berisha që lajmëroi i pari ndalimin e tij. Pas kësaj, Policia Shqiptare konfirmoi se bëhej fjalë për Arben Frroku.

Tv Klan