Emina Çunmulaj mban premtimin, nis ndërtimi i shtëpisë për familjen Poçi në Librazhd

Emina Çunmulaj mban premtimin, nis ndërtimi i shtëpisë për familjen Poçi në Librazhd

20:50 15/11/2020

Kanë kaluar më pak se 2 muaj, kur zëvendës Presidentja e “Fundjavë Ndryshe”, Emina Çunmulaj dha lajmin se do të merrte përsipër realizmin shtëpisë për familjen Poçi në Librazhd. Prej atëherë është punuar me ritme të shpjeta me qëllim që familja të mos e kalojë më dimrin në çadër.

Sot, teksa punimet janë drejt përfundimit, për familjen do të nis një jetë e re. Arben Poçi jeton në fshatin Hotolisht, në Librazhd, së bashku me bashkëshorten dhe 4 fëmijët. Prej kushteve shumë të rënda ekonomike, ata jetonin në çadër.

Arbeni e kishte shumë të vështirë të kujdesej për familjen e vetë, pasi ishte i pamundur për të punuar. Një incident në moshën 2-vjeçare i solli dëmtimin e njërës dorë. Pavarësisht kësaj çdo ditë ai dilte të mblidhte bimë medicinale, por paratë e mbledhura nga shitja e tyre nuk mjaftonin për të ushqyer fëmijët, e aq më pak të siguronin të ardhurat për të realizuar ndërtimin e shtëpisë.

Emina Çunmulaj sapo u njoh me rastin, premtoi që në bashkëpunim me “Fundjavë Ndryshe” do e ndërtonte ajo shtëpinë e re për këtë familje dhe tashmë dy muaj më pas, familja e Arben Poçit po shikon se si po ndërtohet streha e tyre e re./tvklan.al





Të ngjashme