Një tjetër viktimë nga aksidentet në rrugë. Sipas policisë së Shkodrës një automjet pasi ka dalë nga rruga është përplasur me një mur anësor.

Aksidenti ka ndodhur në Velipojë dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit. Policia thotë se Pashk Çuku, 50 vjeç, ka humbur kontrollin e makinës, me targa të huaja, dhe ka dalë nga rruga.

50-vjeçari është dërguar në spital, por nuk ka mundur t’ju mbijetojë plagëve./tvklan.al