Regjisori dhe aktori Enver Petrovci ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të folur për shfaqjen “Kreolët e Ballkanit” dhe jo vëtëm.

Ai foli edhe për familjen dhe tregoi marrëdhënien e tij me fëmijët. Petrovci është i martuar me pianisten Valbona dhe kanë bashkë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë dhe gjithashtu janë bërë edhe gjyshër.

Në studio ai ishte së bashku me vjzën e tij të vogël Vanesa dhe tregoi se për emrin e saj është frymëzuar nga aktorja e famshme Vanessa Redgrave, të cilën e ka mikeshë.

“Vanessa Redgrave është një aktore e famshme që ka dy çmime Oscar. Është mikesha ime private. Para luftës ajo ka qenë në shtëpinë tonë. Gjatë një bisede më pyeti për origjinën e emrit tim dhe doli turk dhe kur unë e pyeta për origjinën e emrit të saj më tha që është emër ilir. Dhe i thash unë jam turk e ti shqiptare. Më pëlqeu shumë kjo dhe i thashë gruas hajde të bëjmë një Vanesë. Dhe lindi vajza dhe Vanessa Redgrave ka qenë për vizitë tek ne për ta parë Vanesën. Unë i dua shumë fëmijët dhe fëmijët e mi i kam dashur shumë më tepër kur kanë qenë të vegjël. Bashkëshortja imë është pianiste, ka qenë mbështetje e madhe për mua, por edhe nëse s’do ishte mbështetje, unë timen do ta bëja. I është dashur të më mbështesë”,

tha Petrovci.

Gjatë emisionit ai po ashtu mori edhe një mesazh surprizë nga bashkëshortja e tij, e cila i kërkoi që të kujdeset më shumë për shëndetin e tij.

“Ajo që do doja t’i thoja Enverit është se unë jam e bindur se do të dalë shfaqje e mrekullueshme sepse ti Enver çdo gjë që e bën e bën në mënyrë të përsosur sepse përkushtohesh maksimalisht. Ti je ekspert i fushës tënde dhe unë nuk kam dilemë që shfaqja do të dalë e mrekullueshme. Ajo që do doja të sugjeroja është që t’i kushtosh edhe vetes pak rëndësi dhe shëndetit”,

tha Valbona.

Pas videomesazhit aktori me humor tha se ajo e ka lodhur me sugjerimet e saj.

“Ajo m’ka lodhur me këtë, ajo më do mua më shumë se veten, ndoshta edhe më do! Ajo e ka me merak që unë pi cigare, por unë jam shumë i fortë dhe duhet të bëj diçka që të vdes”,

tha Petrovci.

/tvklan.al