Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka shpallur fitoren në referendumin historik për ndryshimin e sistemit që u mbajt dot në vend.

“Anadolu Agency” raporton se Presidenti Erdogan telefoi kryeministrin, Binali Yildirim dhe kryetarët e Partiseë MHP, Devlet Bahceli dhe Partisë BBP, Mustafa Destici, për t’u uruar fitoren.

Erdogan po ashtu uroi që rezultati i referendumit në Turqi, që do t’i japë më shumë pushtet atij, të jetë “i hajrit për vendin”.

“Anadolu Agency” thotë se liderë të shumtë botërorë e kanë telefonuar Erdoganin për ta uruar për fitoren.

Ndërkohë, kryeministri turk, Binali Yildirim, pritet të mbajë një fjalim para mbështetësve të partisë së tij në orën 21:00 me orën lokalë.

“Fjalimi i ballkonit” është kthyer tashmë në traditë në partinë udhëheqëse të Turqisë dhe mbahet pas çdo fitoreje në zgjedhje që prej themelimit në fillim të viteve 2000.

Yildirim do të vazhdojë të jetë kryeministër deri në vitin 2019, kur në Turqi do të ndryshojë sistemi dhe pozicioni i tij do të hiqet.

Agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu Agency” thotë se pas numërimit të 98.82 për qind të votave, 51.34 për qind kanë votuar në favor të ndryshimeve kushtetuese, ndërsa 48.66 kanë votuar kundër.

Partia Opozitare CHP ndërkohë ka akuzuar “Anadolu Agency” se po manipulon popullin. Bulet Terzcan tha se sipas të dhënave të marra nga komisioni Qendror i zgjedhjeve janë numëruar vetëm 53 për qind e votave dhe votat kundër janë përpara. CHP tha se janë rreth 2.5 milionë vota me probleme dhe bëri thirrje për vigjilencë duke paralajmëruar se “asgjë nuk ka përfunduar”.

Media opozitare akuzon Presidentin dhe Kryeministrin se po shpallin fitoren sipas të dhënave të një agjencie lajmesh, ndërsa njoftojnë se 9 milionë turq nuk kanë shkuar në kutitë e votimit, ndërsa 1 milionë vota janë shpallur të pavlefshme. 55 milionë turq kishin të drejtë vote në referendum.

Presidenti turk, Receep Tayyip Erdogan do të jetë një president edhe më i fortë e më i pushtetshëm. Këtë sugjerojnë rezultatet paraprake të referendumit kushtetues të së dielës.

Për mbështetësit e Erdoganit, kalimi në një republike presidenciale do ta modernizoje vendin. Për kritiket, ndryshimet kushtetuese e kthejnë Turqinë në një vend autokrat.

18 ndryshime kushtetuese do të konvertojnë sistemi qeverisës të Turqisë, nga parlamentar ne presidencial. Si rrjedhim zyra e kryeministrit do të shfuqizohet dhe kompetencat ekzekutive do të kalojnë në dorë të presidentit.

Ndryshimet e propozuara në referendum do t’i japin te drejtën presidentit të emërojë ministrat dhe zyrtaret e lartë të qeverisë si dhe gjysmën e anëtarëve të organizmave më të lartë të drejtësisë në Turqi. Presidenti do të ketë gjithashtu të drejtë të shpallë dekrete dhe të deklarojë gjendje emergjence.

/tvklan.al