Evakuohen 400 persona për shkak të zjarreve në Spanjë - Tv Klan

Evakuohen 400 persona për shkak të zjarreve në Spanjë



Evakuohen 400 persona për shkak të zjarreve në Spanjë

20:40 09/09/2021

Për shuarjen e flakëve në Sierra Bermeja po punohet nga toka dhe nga ajri

Megjithëse stina e verës ka ikur dhe temperaturat kanë rënë duke stabilizuar  situatën e zjarreve në Europë për Spanjën duket se makthi i zjarreve të mëdha  nuk ka mbaruar ende .

Zjarret kanë përfshirë vargun malor të Sierra Bermeja së bashku me komunat e tjera në Malaga. Kushtet e motit e kanë bërë situatën më serioze, dhe deri më tani mbi 400 persona janë evakuuar. Sipas autoriteteve spanjolle nga të evakuarit, rreth 15 persona aktualisht po marrin ndihmë mjekësore.

Zjarri  i cili filloi pak para orës 22:00 të së mërkurës vazhdon të jetë ende aktiv ndërsa ende nuk dihen shkaqet e tij. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar 200 zjarrfikës. Ndihma shtesë përmes  3 avionëve dhe 5 helikopterëve zjarrfikës janë dërguar në mënyrë që  të bëhet i mundur kontrolli i kësaj vatre zjarri.

Për shkak të flakëve janë bllokuar disa akse rrugore si pasojë e pranisë së tymit dhe pluhurit. Në vitin 2019, një zjarr në po të njëjtën zonë detyroi gjithashtu dëbimin e 500 banorëve në mes të gushtit.

Klan News








Të ngjashme