Këngëtarja e famshme Shakira mund të dënohet me burg nëse vërtetohet që është bërë pjesë e një evazioni fiskal së bashku me bashkëshortin e saj Gerard Pique.

Dyshohet se që nga viti 2012 kur ajo është shpërngulur në Spanjë nuk i ka paguar shtetit asnjë qindarkë taksa nga të ardhurat e saj.

Prej vitit 2012-2014 ajo i detyrohet shtetit spanjoll 16.4 milionë dollarë taksa. Gjatë seancave gjyqësore, përfaqësuesit e saj janë shprehur se gjatë kësaj periudhe Shakira dhe Pique kanë qenë ende shtetas në Bahamas dhe paguan taksa atje derisa u vendosën përfundimisht në Spanjë.

Nëse gjykata arrin të vërtetojë të kundërtën, Shakira do të përballet me një gjobë të madhe madje rrezikon edhe burgun.

Klan Plus