Pothuajse të gjitha shtetet evropiane vazhdojnë të shtojnë bllokimin për të frenuar përhapjen e COVID-19, teksa po përballen me valën e dytë të infektimeve. Në Francë konfirmoi 32 mijë e 95 infeksione në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në thuajse 2 milionë të prekur, ndërsa shifrat e shtrimeve në spitale u përmirësuan.

Ndërkohë, numri i viktimave u rrit me 359 njësi në një ditë, duke arritur në 44 mijë e 246. Italia nga ana tjetër regjistroi 37 mijë e 255 raste të reja me koronavirus dhe 544 vdekje në 24 orët e fundit, duke llogaritur në total 1 milion e 144 mijë e 552 infektime dhe 4 mijë e 683 vdekje. Austria ka mbyllur shkollat fillore dhe të mesme qe do të duhet të praktikojnë serish mësimin online.

Kufizimet e reja fillojnë të martën dhe do të zgjasin deri në 6 dhjetor. Lëvizja e lirë do të kufizohet gjithashtu në mënyrë rigoroze në rrethana të kufizuara, të tilla si puna apo pazaret e përditshme. Të gjitha dyqanet do të duhet të mbyllen përveç dyqaneve të ushqimit, farmacive, bankave, zyrave postare dhe të tjerave që konsiderohen të domosdoshme.

Rreziku i transmetimit të virusit në të gjithë kontinentin evropian është ende i lartë, ndaj dhe masat kufizuese nuk duhet të lehtësohen as përpara dhe as pas Vitit të Ri.

Klan Plus