Një grua me ngjyrë nga Gjermania ka hapur një blog kundër racizmit pasi Facebook fshiu postimin e saj ku përshkruante abuzimin racor që kishte pësuar në Austri.

Imoan Kinshasa thotë se të rinjtë e fyenin dhe njerëzit e shikonin kur ajo mbante një veshje tradicionale në festivalin e verës në Vjenë. Facebook ka censuruar postimin e saj sepse ajo përsëriste fjalët ofenduese.

Kinshasa u rrit në Bavari. “Çfarëdo që unë vishja, njerëzit më shikonin”, thoshte ajo. Ajo është një eksperte kompjuterësh 25-vjeçare  tani që jeton në Vjenë, ku, sipas saj niveli i racizmit nuk është aq i lartë sa në vende të tjera të Austrisë. Në blogun e saj (në gjermanisht) ajo postoi mesazhin nga Facebook duke shpjeguar se postimi i saj origjinal kishte shkelur standardet e komunitetit të rrjeteve sociale./tvklan.al