Ish-Lideri i Partisë së Pavarësisë së Mbretërisë së Bashkuar, Nigel Farage, i’u bashkua fushatës së Donald Trump në Misisipi, dhe shprehu mbështetjen e tij për kandidatin demokrat.

Ish-drejtuesi i fushatës për daljen e Britanisë së Madhe nga BE, u bëri thirrje të pranishmëve të ngrihen e të përkrahin Trump-in. Farage tha se republikanët mund t’i përmbysin sondazhet, të cilat tregojnë se Hillary Clinton kryeson ndaj miliarderit amerikan. Nuk mungoi sulmi për rivalen e kandidatit republikan, për të cilën tha se nuk do ta votonte as sikur ta paguanin.

Deputeti euroskeptik e nisi fjalën e tij, duke thënë se “kishte një mesazh shprese dhe optimizmi” dhe vendosi një paralele mes kandidaturës së Trump për Shtëpinë e Bardhë dhe fushatës së tij për Brexit. Gjithçka është e mundur nëse mjaftueshëm njerëz ngrihen kundër qeverisjes, tha Farage.

Tv Klan