Pas Cruzeiros, Ronaldo Fenomeni pritet të jetë një “ISH” edhe tek Real Valladolid. Legjenda e futbollit botëror ka paralajmëruar se koha e tij tek skuadrat spanjolle është drejt fundit dhe do ta konsideronte ofertën për ta shitur në të ardhmen e afërt.

Kam kryer misionin tim ka qënë ajo që ka Ronaldo ka thënë për mediat braziliane, pas akordit për shitjen e Cruzeiros për shifrën e rreth 109 milionë Eurove.

Heroi i Kupës së Botës 2002 është aksioneri në mazhorancë i Valladolid që nga viti 2018, me 82% të aksioneve. Nën presidencën e tij klubi ka rënë dy herë në divizionin e dytë të futbollit spanjoll. Aktualisht, Valladolid është i dyti dhe po përgatitet të festojë ngjitjen në La Liga.

Për të marrë drejtimin e skuadrës, Fenomeni pagoi rreth 73 milionë Euro dhe më pas arriti të shlyejë pjesën më të madhe të borxheve për ta kthyer në elitën e futbollit spanjoll.

Klan News