NEW YORK, NY - JANUARY 17: Miley Cyrus seen at JFK Airport on January 17, 2016 in New York City. (Photo by Robert Kamau/GC Images)

Prej disa ditësh përflitet se Miley Cyrus dhe ish – i fejuari i saj Liam Hemsworth kanë rigjetur njëri – tjetrin.

Këto zëra janë shtuar edhe më shumë pasi këngëtarja u pa me unazë diamanti në gishtin e fejesës, tepër e ngjashmë me atë që Liam i kishte dhuruar dikur.

Ish – ylli i Disney –t u fotografua nga paparacët në aeroportin “JFK” në New York dhe nuk u kujdes aspak për ta fshehur diamantin që mbante në gisht.

miley1

Madje Miley postoi edhe një foto në profilin e saj në Instagram duke i treguar fansave unazën, por pa dhënë asnjë detaj rreth saj.

Aktori 26 – vjeçar, Liam Hemsworth, i propozoi për martesë Cyrus në 2012 – ën me një unazë 3.5 karatëshe. Dyshja u nda një vit më vonë.

CENTURY CITY, CA - JUNE 27: (L-R) Actors Liam Hemsworth and Miley Cyrus arrive at Australians In Film Awards & Benefit Dinner at InterContinental Hotel on June 27, 2012 in Century City, California. (Photo by Toby Canham/Getty Images for AIF)

Megjithatë mediat rozë shkruajnë se ata janë rilidhur. Ata mësohet se e kaluan natën e ndërrimit të viteve bashkë, ndërsa janë parë duke u puthur teksa ndodheshin në një festival muzike në Australi. /tvklan.al