Julian Gjaci është shqiptari 28-vjeçar, i cili është i infektuar nga Covid 19. Ai momentalisht është në kujdes intensiv në “Griffin Hospital”, në SHBA.

Programi “Historia ime” në Tv Klan arriti të shkëpuste një intervistë të shkurtër me Julianin, gjatë atyre pak minutave qe i lejohej të komunikonte me celular.

Ai u shpreh se ka kaluar ditë vërtet të këqija dhe kur kishte shkuar në spital për shkak se gjendja ishte përkeqësuar, nuk e dinte nëse do të mbijetonte. Por tani ndihet më mirë, edhe pse ka vështirësi në të folur, për shkak se i është bllokuar zëri.

Julian Gjaci: Unë jam në spital i diagnostifikuar me COVID-19. Është dita e 4 në spital, dita e 10-11 i sëmurë. Ditët e para kanë qenë pak të lehta, por dita e 5 dhe 6 kanë qenë ditët më të këqija për 3-4 ditë rresht, deri kur kam ardhur në spital, këtu nuk e dija nëse do të mbijetoja. Më kanë futur në serum, barelë, edhe ilaç mbas ilaçi, antibiotik, kontrolle gjaku, zemre, pulsi, oksigjeni, të gjitha. Duke më mbajtur gjallë. Pastaj ka ardhur gjithçka në normalizim, ka qenë një ekip i madh që merrej vetëm me mua. Edhe sot ndihem pak më mirë, normalisht kam akoma kollë, më është bllokuar zëri. Në përgjithësi me ç’kam qenë, tani jam shumë më mirë. /tvklan.al