Mbi 4500 shtetas shqiptarë e të huaj mbërrijnë për pushime

Sezoni veror ka rritur numrin e emigrantëve që kthehen për pushime në atdhe. Sipas informacioneve zyrtare rezutoln se mbi 4500 udhëtarë kanë mberritur në portin e Durrësit me tre tragete mengjesin e së dielës.

Në mesin e tyre ka jo vetëm emigrantë, por dhe shtetas të huaj hyjnë në vendin tonë për të kaluar pushimet verore. Numri i lartë i shtetasve ka nxitur policinë e kufirit, kapitenerinë si dhe nje sërë institucionesh në marjen e masave.

Nga ana e autoriteteve  po punohet me 26 sportele për menaxhimin e situatës. Qëllimi mbetet eliminimi i radhëve të gjata në terminal gjatë kontrollit të dokumentacioneve.

Çdo ditë në portin e Durrësit ankorohen pese tragete, duke sjellë një numër të lartë udhetarësh.

Me të njëjtin fluks në hyrje porti më i madh në vend pritet të përballet deri në fundjavën e ardhshme.

Tv Klan