Shtetet më të frekuentuara për pushime gjatë 2023 premtojnë të jenë të njëjtat edhe gjatë verës së këtij viti.

Ndaj gjigandi mediatik Forbes bën sugjerimet e tij për ata që duan të pushojnë në kuptimin e parë të fjalës dhe të qëndrojnë larg turizimit masiv dhe turmave “të çmendura”.

Në listën e 5 vendeve europiane që Forbes publikon, e dyta renditet Shqipëria. Arsyeja që renditet për këtë përzgjedhje lidhet me fermat e saj me ushqime të freskëta të rritura dhe prodhuara në vend, shtigjet malore të paeksploruara dhe mikpritjen e ngrohtë.

Shkrimi i referohet konkretisht eksperiencës së një grup udhëtarësh në jug të Shqipërisë te cilët gjate udhëtimit 9-ditor patën mundësi te eksplorojnë kulturën, ushqimin, bujqësinë dhe peisazhin shqiptar.

Udhëtarët, thuhet në shkrim, u mirëpritën nga fermerët vendas, prodhuesit e ushqimeve, barinjtë, guidat lokale dhe pronarët e bizneseve të vogla dhe u akomoduan ne bujtinat e fshatrave ku u njohën me veçoritë e ushqimit dhe verës lokale.

Aventura e tyre shqiptare kishte të përfshirë ecje prej pesë deri në gjashtë orë në ditë në terrenet me lartësi të ndryshme si dhe një udhëtim ‘rafting’ në lumin e fundit të egër të Evropës, Vjosën.

Forbes jep informacion dhe për koston e një turi të ngjashëm 9-ditor me të njëjtin itinerar, që sipas revistës kushton 3250 Dollarë.

4 vendet e tjera në listën e Forbes janë Lituania, fshatrat e veriut të Greqisë, hiking në Poloni e Sllovaki, si dhe Rumania.

Tv Klan