Forca Detare mbyll misionin në Egje

Foto: Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka

Forca Detare mbyll misionin në Egje

08:45 15/12/2019

Xhaçka: Ka nisur ringritja e flotës, Pashalimani bazë e NATO-s

Pas 3 vitesh dhe rreth 13 mijë orëve patrullim në detin Egje, Forca Detare ka përfunduar kontributin e saj në misionin e NATO-s, në detin Egje.

Kontingjenti i fundit dhe anija “Oriku” u kthyen në atdhe ku u pritën në Portin e Durrësit nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, dhe drejtues të Shtabit të të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura

Gjatë ceremonisë, ministrja Xhacka fili edhe për propozimin që Pasha Limani të kthehet në bazë ushtarake të NATO-s. “Ky do të ishte një zhvillim, që do të kishte po të njëjtin impakt që do të ketë në zhvillimin e forcës së armatosur, dhe rritjen e rëndësisë strategjike të Shqipërisë për Aleancën, si edhe baza e Kuçovës për të cilën do të nisë puna në fillim të vitit tjetër.”- u shpreh ministrja Xhaçka.

Tv Klan


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi