Historia e dinosaurve prehistorikë është diçka që ende sot e kërkojmë. Ku kanë jetuar, çfarë pamje kanë pasur, të tilla pyetje na mundojnë ende sot. Por, një zbulim i çuditshëm është bërë kohët e fundit.

Fosilet e dinosaurve “vegjetarian” ose thënë ndryshe ngrënësit e gjetheve, janë gjetur nën një shkëmb shumë larg vendit ku të tillë dinosaurë mendohet të kenë qëndruar, dhe arkeologët ngrenë pyestjen se si ka arritur deri atje.

“Ishte totalisht jashtë vendit të vetë. Si të gjesh një kangur në Skoci”, ka thënë paleontologjisti Nicholas Longrich, i Universitetit të Bath, njëkohësisht edhe drejtues i studimit.

Ky fosil rezultoi të ishte një kategori tjetër e dinosaurit me kreshtë, Hadrosaur. 66 milionë vjet më parë kur pothuajse po mbyllej epoka e dinosaurve, hidrosaurët ishin ata me numrin më të lartë, ata që gjendeshin më shpesh. Dhe vendndodhja e tyre besohet të ishte Laurisa. Kjo masë tokësore më vonë do të ndahej nga një oqean dhe do na jepte kontinentet e Europës, Azisë dhe Amerikës Veriore.

Fosilet e gjetura nëpër këto kontinente si dhe gjurmët e dhëmbëve që u gjendën në Marok, dëshmuan se Hadrosaurët, në fakt mund të kenë udhëtuar përtej Laurisës. Në fakt jo tamam udhëtim. Ata kanë notuar.

Është e pamundur të ecësh për të arritur në Afrikë. Këta lloj dinosaurësh evoluan pasi kontinentet u ndanë, dhe nuk kemi prova se ka pasur ura tokësore. Gjeologjia na tregon se Afrika ka qenë totalisht e izoluar nga oqeani. Dhe në bazë të kësaj, e vetmja mënyrë për të arritur atje, është përmes ujit”, është shprehur Longrich.

Dhe nuk përjashtohet si ide. Pasi të tilla gjallesa prehistorike, jetonin pranë ambienteve ujore, dhe kishin shumë forma. Disa kapnin 15 metra gjatësi, me bisht të gjatë dhe këmbë të fuqishmë, që mund t’i bënin ata notarë të mirë.

Kur gjatësia arrinte 3 metra, ose më pak, puna vështirësohej, por përsëri nuk përjashtohet si opsion.

Eventet një herë në shekull ndodhin. Kalimi përmes oqeaneve është i nevojshëm për të shpjeguar se si lemurët apo hipopotamët mbërritën në Madagaskar, apo se si majmunët kaluan nga Afrika në Amerikën e Jugut”, vijon Longrich.  /tvklan.al