Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane gjatë një operacioni anti-drogë në provincën Komo të Katanias ditën e djeshme.

Mediat italiane raportojnë se shqiptarët e arrestuar janë Armando Xifaj dhe Ermir Daci, të dy 47 vjeç. Atyre iu gjet në posedim 17.5 kg heroinë dhe 8 kilogramë përzierjës. Vlera e drogës përllogaritet mbi 300 mijë Euri nëse do të shitet me pakicë.

Lënda narkotike u gjet e fshehur në katin e dytë të një ndërtese. Ajo ishte e ndarë në 33 pako të ndryshme. Agjentët e anti-drogës sekuestruan gjithashtu edhe peshore elektronike dhe rreth 50 mijë Euro, para që dyshohet se vinin nga aktiviteti kriminal i shitjes së heroinës.

Xifaj dhe Daci akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Ndërkohë, hetimet janë duke vazhduar për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

/tvklan.al