Një autobus i transportit publik është përfshirë në një aksident pasditen e sotme në kryeqytet. Dëshmitarë nga vendngjarja thonë se autobusi i linjës së Linzës është përplasur me një pemë, sikurse duket në fotot e siguruara nga

tvklan.al.

Mësohet se autobusi ka pësuar defekt në sistemin e frenimit dhe nuk mundi të ndalej, duke u përplasur me pemën mbi trotuar. Aksidenti ka ndodhur tek kryqëzimi i “Shkollës së Bashkuar”. Nga përplasja e autobusit me pemën fatmirësisht asnjë pasagjer nuk u lëndua. /

tvklan.al