VMRO-DPMNE ka konfirmuar se Gordana Siljanovska-Davkova është në epërsi ndaj kandidatit të LSDM-së, Stevo Pendarovskit. Sipas pritshmërive ata presin edhe në zgjedhjet parlamentare fitoren e 61 mandatëve.

“VMRO me akuza ndaj BDI-së për bojkot të zgjedhjeve presidenciale. Gordan Siljanovska në epërsi rreth 2 me 1 ndaj Stevo Pendarovskit . Nga VMRO entuziast se kanë fitore të thellë, presin 61 deputetë të vetëm si koalicion”, kanë deklaruar nga VMRO-DPMNE, sipas asaj që raporton Klan Macedonia.

Rreth 46% e zgjedhësve morën pjesë në votimet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut. VMRO-DPMNE udhëheq garën, ndërsa Fronti Europian që drejtohet nga BDI, prin ndaj koalicionit VLEN./tvklan.al