Ky është Bledar Muça, pronari i bar Pedonales në qendër të Lushnjes, i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të hëne në këtë qytet. 40-vjeçari ndodhej i ulur në tavolinë me një tjetër person, kur autorët, të cilët lëviznin me makinë hapën zjarr në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:00, në një kohë kur në zonë kishte shumë qytetarë. Për pasojë të plagosur nga të shtënat mbetën 5 persona, mes tyre edhe Judin Velo, personi që ishte ulur në tavolinë me viktimën.

Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Po ashtu, edhe autorët mbeten mister. Makina e cila dyshohet se u përdor prej tyre për të kryer atentatin, u gjet nga policia rreth 1 orë e gjysmë pas ngjarjes, në fshatin Thanasaj.

Autoritetet thonë se po punojnë intensivisht për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al