Makina e një emigranti u shkrumbua paraditen e së enjtes në fshatin Belorta të Korçës.

Burime zyrtare sqarojnë se automjeti Audi në pronësi të një 26-vjeçari, i cili jeton në Greqi, ndodhej e parkuar pranë shtëpisë së tij në momentin e ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme, pasi autori ka thyer xhamin dhe ka hedhur benzinë edhe brenda makinës, përpara se t’i vinte flakët.

Për rastin është ngritur një grup hetimor që po punon për identifikim dhe kapjen e autorit, ndërsa vijon gjithashtu puna për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

/tvklan.al