Një burrë misterioz me emrin Joshua, ishte fatlumi i cili fitoi pronësinë e një resorti në një ishull tropikal vetëm për 65 dollarë.

Ai ishte fituesi i një lotarie të organizuar në 26 Korrik nga çifti që kishte në pronësi resortin dhe ishullin e Kosrae, në Micronesia, në perëndim të Paqësorit.

Doug dhe Sally Beitz nga Australia, prej vitesh kishin në pronësi këtë ishull ku kishin ngritur një biznes turizmi, që përfshirte hotelin, shkollë zhytje, restorant dhe dy varka.

Ata vendosën që të ktheheshin në Australi, për të shijuar nipërit e tyre dhe nuk zgjodhën një mënyrë tradicionale të shitjes së pronës.

Ata organizuan një lotari ku biletat për të qenë pronar të kësaj pjesëze parajse, kushtonin rreth 65 dollarë.

Gjithësej u shitën rreth 55 mijë të tilla dhe më pas online u hodh shorteu që biletën numër 44,980 si fituese.

Tashmë njeriu mistersioz që është identifikuar vetëm me emrin Joshua, për të ruajtur anonimatin, është pronar i një hoteli me 19 dhoma, një restorant që mund të akomodojë rreth 80 persona, disa makina, një pishinë , plazh privat dhe dy varka dhe disa punonjës.

Sipas familjes që e ka shitur, biznesi nuk ka asnjë borxh dhe të gjitha taksat janë të paguara./tvklan.al