Elmir Tufa dhe 4 persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia dhe akuzohen si të përfshirë në vrasjen e Shkëlzen Kastratit më 1 Shkurt në Fier.
Pas publikimit të emrave nga policia, nëpër media dhe portale qarkulloi një foto që pretendohej se është i kërkuari Elmir Tufa.
Por, babai i Elmirit, Bujar Tufa, në një intervistë ekskluzive për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, ka thënë se në fotografinë që është publikuar, nuk është Elmiri por djali tjetër i tij i cili është ndarë nga jeta 4 vite më parë, Ramazan Tufa.
Bujar Tufa, babai i Elmirit: Më nxjerrin dhe fotografinë e çunit, ka 4 vjet që më ka vdekur, ma nxjerrin autori i vrasjes.
Spartak Koka: Kush është ai që nxjerrin në foto?
Bujar Tufa, babai i Elmirit: Vëllai (Elmirit), djali im.
Spartak Koka: Nuk është Elmiri?
Bujar Tufa, babai i Elmirit: Jo! Çfarë besim të kem tek ky shtet, këta janë kriminela. Ai në foto është çuni Ramazan Tufa, më ka vdekur ka 4 vjet.
Spartak Koka: Nga se ka vdekur?
Bujar Tufa, babai i Elmirit: Probleme, mbyti veten. Nuk ka shtet, nuk ka drejtësi. I bëj thirrje popullit të iki jashtë shtetit, mos të rrijë këtu. /tvklan.al