“Free Berisha” e stampuar në bluzën e analistit Artan Hoxha. Sonte në studion e “Opinion” ai ritheksoi qëndrimin e tij ndaj masës së sigurisë për ish-kryeministrin, duke e cilësuar vendimmarrje skandaloze të gjykatës. Por për Baton Haxhiun, ajo thirrje e Hoxhës nuk ka vërtetësi brenda pasi siç thotë ai, Berisha po përdoret për qëllime politike nga shumë të djathtë.


-Hoxha ça është kjo bluzë që ke veshur?

Artan Hoxha: Është “Free Berisha”. (Lironi Berishën!)

Baton Haxhiu: Të vetmit që nuk e duan “free” Berishën. E mbajnë kot.

-E ke bërë vetë bluzën apo i kanë shpërndarë?

Artan Hoxha: I ka stampuar dikush dhe e kam marrë një. Dhe do ta mbaj në çdo emision tëndin.

Baton Haxhiu: Të vetmit njerëz që nuk e duan Berishën janë Tani dhe ata, grupi që projektojnë politikë. I vetmi njeri që e do “free” Berishën jam unë, për arsye se unë e projektoj Berishën me një betejë. Këta e duan suksesin e politikës duke viktimizuar Berishën, duke u munduar ta bëjnë hero. Nuk e duan as në arrest shtëpiak, e duan në burg. Sa më i burgosur, aq më mirë për ta dhe për politikën. Free Berisha, ajo bluzë më takon mua.

-Ta heqë Hoxha dhe vishe. Po e veshe sot bëhesh kryelajm. Mos ke ndonjë tjetër me vete?

Artan Hoxha: Me vete nuk kam, por Batoni është bërë dhe psikolog që kupton dëshirat e njerëzve. E vërteta është shumë e thjeshtë, Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie me vendime skandaloze gjykatash.

Më tej debati vijoi, teksa Hoxha i thoshte: Bërtit Baton, bërtit lironi Sali Berishën!

Me ironi, analisti tjetër iu përgjigj: Lironi Sali Berishën! Lironi Sali Berishën nesër, nesër! Sonte, nëse ka mundësi. E kam thënë që ditën që është arrestuar./tvklan.al