Një organizatë është shkatërruar nga policia greke ditën e djeshme në Athinë, pasi u sekuestruan dërgesa me kokainë nga Brazili. Sipas shtypit grek, të fshehura brenda paketimit të frutave të thata ishin 36 kilogramë kokainë të ndara në disa pako.

Lënda narkotike u sekuestrua gjatë një operacion anti-drogë të zhvilluar në disa zona të Athinës. “Frutat e thata” ishin dërguar nga Brazili me transport ajror drejt Greqisë. Vlera e kokainës së pastër përllogaritet në rreth 500 mijë Euro. Në pranga kanë rënë 6 persona, por në kërkim janë tre të tjerë që konsiderohen kyç.

Në mesin e tyre është edhe një grek që jeton në Brazil, i cili dyshohet se mban lidhjet me kartelet e drogës atje dhe ka nisur dërgesa drejt Athinës. Autoritetet thonë se bëhet fjalë për të njëjtën spirale droge kur 6 muaj më parë në Gjermani u arrestua një shqiptar, që është financuesi dhe drejtuesi i kësaj organizate. Dyshohet se edhe ai drejton nga burgu trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

/tvklan.al