Temperatura të larta, por priten reshje mesditen e së shtunës dhe të dielën

Fundjava sipas meteorologëve do ketë mot të paqëndrueshëm, madje prej mesditës së të shtunës parashikohet se do të ketë reshje shiu.

Hakil Osmani: Parashikohet që ditën e shtunë, vranësirat të jenë më të dukshme në pjesën e dytë të ditës dhe të fokusuara kryesisht në zonat malore. Përsa i përket ditës së diel, do të vijojnë vranësirat e shpeshta të jenë prezente në të gjithë vendin tonë ku më të fokusuara pritet të jenë në zonat veriore duke krijuar dhe mundësira për momente të pakëta me reshje të izoluara shiu, por parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë zhvillime të vranësirave që pritet të gjenerojnë reshje shiu, jo vetëm në zonat veriore, por edhe në ato qëndrore.

Pavarësisht reshjeve temperaturat do të mbetën të larta.

Hakil Osmani: Pritet që të kemi një rritje të tyre në orët e para të mëngjesit. Maksimumet mbeten në vlerën 22 gradë Celsius. Përsa i përket ditës së dielë, temperaturat mbeten konstante në orët e para të mëngjesit duke bërë që në zonat malore të jenë në vlerën 2 apo 3 gradë Celsius, ndërsa në Ultësirën Perëndimore nga 6 deri në 12 gradë Celsius. Përsa i përket orëve të mesditës, pritet të kemi një rënie me 1 gradë Celsius.

Edhe java e ardhshme sipas sinoptikanëve parashikohet të jetë me vranësira dhe reshje shiu.

Klan News